Rrëfehet Klopp: Unë jam i krishterë dhe besoj në Zot
Pëlqej
Jurgen Klopp është tekniku gjerman që drejtin e ekipin e Liverpoolit në Angli. Ai po bën mjaft mirë me “The Reds”, ku arriti t’i kualifikojë në fazën tjetër të Champions Leagues.

Skuadra e tij mban vendin e parë në kampionat dhe duhet se këtë vit është një prej konkuretëve kryesor për të fituar Premier Leaguen. Por, suksesi në futboll nuk është gjëja më e rëndësishme për gjermanin.

Në një intervistë për “BBC” në Sttutgart të vitit 2016, Jurgen Klopp ka thënë se ai ishte një besimtar i krishterë. “Problemi është se unë jam i krishterë”, ka deklaruar numri një i pankinës së “The Reds”.

“Kjo në vetvete nuk është një problem, por problemi është se unë mendoj që edhe të tjerët mund të kenë sukses gjithashtu, nuk është rreth meje. Por, në qoftë se më pyesni për Liverpulin, do doja të festoja një trofe me ta çdo vit.

“Unë jam i krishterë, duhet të them se besoj në Zot. Të jesh një besimtar dhe të mos flasësh për besimin, nuk e di si mund të funksionojë. Nëse dikush më pyet për besimin unë i jap informacion, por jo se jam ndonjë misionar.

“Kur shoh jetën time, marr mendimi çdo ditë dhe atëherë e ndjej që jam në duar të sigurta. Ndjej keqardhje për njerëzit e tjerë që nuk kanë këtë ndjenjë, por ata nuk e dinë, sepse përndryshe do ta kërkonin atë. Për mua, Jezu Krishti është njeriu më i rëndësishëm në histori. Është një përgjigje jo e vështirë.

“Ky person vjen në botë dhe ka një mision të qartë, që nuk është aspak i lehtë për t’u kryer. Në fund të jetës ai mori të gjitha mëkatet i gozhduar në kryq. Ja përse vdekja e tij në kryq ishte vepra më e madhe që nuk ishte arritur kurrë më parë, sepse ndryshoi gjithçka. Në nuk duhet të paguajmë për mëkatet tona dhe ky është një qetësi e madhe", përfundoi Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori