Rrëfehet Muriel: Më kërkoi Milani, por i dhashë fjalën Fiorentinës
Luis Muriel i cili u transferua te Fiorentina gjatë merkatos së janarit ka rrëfyer prapaskenën që ka ndodhur gjatë verës së kaluar për "Corriere dello Sport", shkruan Albeu.com.

Kolumbiani ka bër të ditur se kishtë një ofertë Milani, por e refuzoi atë pasi më parë i kishtë dhënë fjalën Fioretinës.


"Unë jam një njeri që e mbaj fjalën, pranova Fiorentinën pasi i kisha dhënë fjalën , edhe pse Milani më ofroi të njëjtat garanci”, përfundoi Muriel.

Muriel po bën mjaft mirë tek Fiorentina. Ai në më pak se dy muaj tek vjollcët ka realizuar 7 gola në 7 ndeshje në të gjitha kompenticonet duke ia shpërblyer klubit Italian besimin në fushë.

Me formën e mirë ai pritet të blihet nga Sevilla në fund të këtij sezoni për shifrën e 13 milion eurove. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori