Rrëfehet Nainggolan: Nuk luaj dot 50 ndeshje në sezon, kam rralluar duhanin
Erdhi te Interi si një përforcim i rëndësishëm i merkatos së verës, por kur jemi në fazën e fundit të sezonit, Radja Nainggolan nuk ka treguar ende asgjë nga repertori i tij.

Problemet të shpeshta me dëmtimet, nuk e kanë lejuar mesfushorin belg t’u japë vazhdimësi paraqitjeve të tij, ndërsa edhe aktualisht futbollisti vuan një problem muskulor, që e mban jashtë fushave prej më tepër se 10 ditësh.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Nainggolan ka folur për gjendjen e tij fizike, por edhe për bashkëpunimin me klubin zikaltër, me qëllim që të rikuperojë sa më shumë nga forma që ka treguar ndër vite në kampionatin italian.

“Është e vërtetë që nuk kam bërë më të mirën, por mosha ka ndikuar, pasi nuk jam më ai mesfushori që mund të luante pa problem 50 ndeshje në sezon. Dëmtimet më kanë shoqëruar shpesh dhe po punoj që të rikuperohem. Për më tepër, kam rralluar duhanin dhe po përdor një dietë që do më ndihmojë të humb disa kile, për të qenë në formë sa më të mirë”, tha mesfushori belg i zikaltërve.
Shtuar më 17/03/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori