Rrëfehet Neymar: Barça, zgjedhje me zemër (FOTO LAJM)

ZGJEDHJA - "Ishte një zgjedhje e vështirë pasi kisha 6 oferta të ndryshme, të gjitha të rëndësishme. Zgjodha së bashku me familjen, të luaja me këtë fanellë ka qënë një ëndërr që e kam patur që fëmijë. Oferta e Barcelonës nuk ishte më e mira ekonomikisht por ishte një zgjedhje e bërë me zemër. Është një sfidë e madhe. Ndjehem i çuditshëm por gjithçka është fantastike. Do të luajë bashkë me shumë kampionë të tjerë dhe duhet të tregoj se jam gati"
Neymar, i sapo transferuar nga Santos te Barcelona për shumën e 54 milionë eurove, ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen sportive italiane "Corriere dello Sport" ku ka folur për zgjedhjen e tij, ofertat e tjera, partnerin e tij të ri Lionel Messi, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës Brazil 2014.

Braziliani shprehet se Barcelona ishte zgjedhje me zemër, ndërsa Messi është më i miri në botë. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori