Rrëfehet personi nga Struga që u rrit me Ibrahimovic: Nëna ime e ka ushqyer, mbaj ende kontakte me të (VIDEO)
Kjo është lagja Rosengard në Malmo të Suedisë. Në këtë vendbanim ka lindur dhe është rritur si futbollist legjenda suedeze dhe ylli i shumë skuadrave europiane Zlatan Ibrahimovic.

Në këtë lagje të gjithë krenohen me Zlatan Ibrahimovici teksa në këtë ndërtesë është vënë posteri i tij.

Posteri është vendosur në mënyrë që edhe kalimtarët e rastit ta shohin se nga vjen legjenda e futbollit botëror.

Duke iu falënderuar mikut tonë dhe trajnerit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Malmo të Suedisë, Agim Sopi, arritëm të takojmë shqiptarin Adi Hoxha, bashkëlojtarin e dikurshëm të Zlatan Ibrahimovici.

Shtuar më 29/03/2020, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori