Rrëfehet Ronaldo: Djali im nuk ka nevojë për nënën, më ka mua
Cristiano Ronaldo ka folur publikisht për jetën private të djalit të tij më duke treguar se ai është plotësisht i lumtur, edhe pse nuk e njeh nënën e tij.

Në vitin 2010, portugezi kishte bërë të ditur se është bërë baba, përmes një mesazhi të publikuar në Facebook.

Ai deklaroi në atë kohë se do të kujdesej se do ta ruante privatsinë e djalit të tij duke preferuar te mbetej anonim.

Edhe mediat kanë tentuar të zbulojnë emrin e nënëndjalit të Ronaldos por deri më tani nuk ia kanë dalë.

"Djali im nuk ka nevojë për një nënë, por vetëm për mua. Ta kesh një baba është mjaftueshëm”, ka thënë Ronaldo në një dokumentar.

"Njerëzit spekulojnë se unë isha me këtë vajzë apo me një tjetër, ose se ishte një nënë surrogate. Nuk i kam treguar kurrë askujt dhe nuk do ta bëjë asnjëherë”, shtoi portugezi.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu foli për fëmijërinë e tij, duke e pranuar se nuk kishte qenë shumë i afërt me babanë e vet.

"Kur djali im të rritet, unë do t’i tregoj atij se çfarë kam bërë, si jam ndierë, gjithçka që më kalonte rreth mendjes”.

"Disa fëmijë nuk i takojnë kurrë prindërit e tyre, as nënën e as babanë. Ta kesh babanë është mjaftueshëm".
Edhe nëna e Ronaldos, Dolores, e ka komentuar këtë situatë, duke e pranuar se edhe ajo i ndihmon të birit të saj për përkujdesjen e fëmijëve, kurdo që ka nevojë.

"Mua nuk më intereson kush është nëna. Unë vetëm dua t’i jap dashuri nipit tim dhe ta edukoj atë ashtu siç më ka kërkuar Ronaldo".


Shtuar më 12/03/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori