Rrëfehet Wenger: Realin e kam refuzuar disa herë
Arsene Wenger ka hedhur mundësin që ai të marë drejtimin e Real Madrid, teksa ka shtuar se në të kaluarën i ka refuzuar disa herë.

Francezi kali 22 vite tek Arsenali teksa prej qershorit të vitit kalaur është i papunë. Ai është përfolur disa herë për tu ulur në stolin e Milanit por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

'Refuzova Real Madridin më shumë se një herë, por tani duhet të them që ka përfunduar për mua”, ka thënë fillimisht Wenger.

Wenger foli edhe për largimin nga Arsenali, ku shtoi se ai nuk refuzoi të qëndronte në veri të Londrës.

"Ne jetojmë gjithmonë në vlerat tona, ishim në mes të një procesi".

"Ne rindërtuam stadiumin, na u desh ta paguajmë, sigurova se do të qëndroja dhe unë jam mjaft i kënaqur me vendimin tim", përfundoi francezi.

Shtuar më 14/02/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori