Rrëfeu për penalltinë, Pinilla nuk ndëshkohet
Komisioni i Disiplinës vendosi të mos e penalizojë sulmuesin e Cagliarit, Mauricio Pinilla, për gjest josportiv, edhe pse rrëfeu se u hodh për të fituar penalltinë në ndeshjen me Interin. Shumë prisnin që kiliani të ndëshkohej me dy ndeshje pezullim pas takimit të së dielës kundër Inter (2-0).

"Kontrollova topin dhe ndryshova trajektore para portës së Interit. Kur ndjeva kontakt sigurisht që u hodha", rrëfeu Pinilla për "Sky Sport Italia".

"Sa herë që dikush të prek në zonën e penalltisë, duhet të tregohesh i zgjuar si sulmues për të fituar 11-metërsh", vijoi sulmuesi i Cagliarit.

Edhe pas këtij rrëfimi, Disiplina argumentoi se prova filmike tregoi se ka patur kontakt mes dy lojtarëve dhe për këtë arsye nuk mund të merreshin masa ndaj sulmuesit. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori