Rrëfimet e Buffon: Nga bastet, te depresioni
Gianluigi Buffon gjithmonë do të mbahet mend për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në portë, por ndër vite ai ka bërë komente të ndryshme që shpesh janë cilësuar si jo të duhura dhe mbesin gjatë në kujtesë.

Ai nuk ka pasur frikë të flas për deklaratat e tij fashite kur ishte i ri, depresionin, vendosjen e basteve, por edhe fjlët me gjyqtarët.

Këto janë komentet e tij më të famshme dhe më të diskutueshme ndër vite.

Akuzat e fashizmit

Buffon u akuzua si fashist pasi shkruajti një slogan të Benito Mussolini në fanellën e tij, kur luante te Parma.

Ai këmbënguli që nuk e dinte se çfarë do të thoshin ato fjalët.


“Gabimet janë të rëndësishme sepse ato të kujtojnë se jeni njeri”, kishte thënë ai për El Pais në vitin 2013.

Vuajta nga depresioni

Ndërsa ishte në kulmin e formës së tij, Buffon ra në një gjendje depresioni në moshën 26 vjeçare.

“I pasur dhe i famshëm, por depresioni më sulmoi. Unë nuk isha i kënaqur me jetën dhe futbollin. Ndjeva një vrimë të zezë në shpirtin tim”, kishte shkuar ai në autobiografinë e tij.

“Nëse jetoni në një mënyrë mohuese dhe përqendroheni vetëm në futboll, shpirti juaj do të fillojë të ndryshojë. Përfundimisht, ju jeni në aq depresion sa nuk doni më të dilni nga shtrati”.


“Parja, fama dhe puna e ëndrrave, janë shumë të mira, por edhe shumë të rrëzikshme”.

“Një mëngjes, kur të dilni nga shtrati për të shkuar në stërvitje, këmbët tuaja do të fillojnë të lëkunden pa kontroll. Do të jeni aq të dobët sa nuk do të jeni në gjendje të drejtoni makinën tuaj. Në fillim, do të mendoni se thjesht është lodhje. E vetmja gjë që dëshiron të bësh është gjumi. Kjo më ndodhi mua për shtatë muaj, vështirësi të gjeja gëzim në jetën time. Rutina bëhet burg”.

“Ishte mirë për mua sepse tani nuk kam frikë të përbalem me periudha të vështira në familjen time ose në punë”, kishte treguar Buffon.

Problemet me baste

Buffon u hetua për baste gjatë skandalit të ndeshjes italiane në vitin 2006.

“Unë nuk do të vë bast më. Unë ka vënë baste, por jo ato që lidhen me futbollin. Kur ata më lidhën me skandalin, ata më turpëruan sepse ata e vunë në dyshim besnikërinë time sportive”, kishte thënë në vitin 2006.


Ish-gruaja e akuzoi për pabesi

Në vitin 2017, Alena Seredova, ish-gruaja e Buffon dhe nëna e dy fëmijëve të tij, rrëfeu për gazetat se si portieri e kishte mashtruar atë me gazetaren Ilaria D’Amico, gruaja e tanishme e Giggit.

“Do të doja të kisha zbuluar se martesa ime u prish në një mënyrë tjetër, sesa përmes mediave”, kishte thënë Seredova.


Thyerja e kufirit të shpejtësisë dhe pako me cigare

Buffon publikoi një foto ku po drejtonte makinën e tij, në periudhën kur launte te Paris Saint-Germain, por në foto disa gjëra nuk shkonin.

Njerëzit vunë re që ai po voziste mbi kufirin e shpejtësisë 150 km në orë, kishte kufje në vesh dhe një pako cigare në derën e shoferit.


Penalltia në Bernabeu

Kur Medhi Benatia u rrëzoi Lucas Vazquez në zonë në Santiago Bernabeu, Buffon e hoqi zemërimin e tij tek gjyqtari i ndeshjes që akordoi penallti.

Portieri e sulmoi verbalist Michael Oliverin dhe u dërgua më pas me tri ndeshje.

“Nëse e jep atë penallti, nuk je njeri, je një kafshë”, i kishte thënë Buffon gjyqtarit Oliver.

Kërkim falja

“Më vjen keq për ofendimin ndaj gjyqtarit. Nëse do ta kisha parë atë dy ditë më vonë, unë do ta përqafoja, duke i thënë atij mendimet e mia për penalltinë. Unë nuk jam i pakënaqur, jam në paqe”, kishte thënë Buffon më pas.


Shtuar më 09/04/2020, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori