Rrëfimi i dhimbshëm i Blaszczykowski-t: Dëshmitar kur babai vrau nënën
Nuk është e lehtë të zbulosh një rrugë shpëtimi por nëse kërkon, përherë e gjen një të tillë. Këtë më mirë se kushdo e di mesfushori polak i Jakub Blaszczykowski, i cili ka vendosur të publikojë autobiografinë e jetës së tij ku ka edhe disa momente të errëta të jetës së tij.

"Kuba", që është edhe titulli i librit, e ka përjetuar ferrin që në moshën 10 vjeçare ku i ati i tij ekzekutoi mamanë.

"Këtë vit mbush 30 vjeç dhe kam një eksperiencë të gjatë mbi shpatulla. Për të shkruar librin më ka ndihmuar shumë një gazetare polake. Libri do të dalë në treg gjatë muajit Maj. Aty zbuloj gjithë jetën time, madje edhe momentin kur isha dëshmitar i vrasjes së mamasë të kryer nga babai im", ka thënë ai për "Die Welt".

Përpara "Euro 2012" futbollisti polak rrëfeu për herë të parë historinë, por këtë herë përqëndrohet te detajet.

"Nuk është aspak e lehtë sepse kjo është një ngjarje që nuk do ta harroj asnjëherë. Atë ditë jeta ime ndryshoi por dua të theksoj se më ka bërë më të fortë. Jam përballur me shumë probleme të mëdha në jetën time, të cilat njerëzit e tjerë mund t'i shikojnë si tragjedi. E di se çfarëdo gjë e keqe që mund të më ndodhë, nuk do të jetë me e keqe se ajo që më ka ndodhur", është shprehur Blaszczykowski.

Të rinisej nuk ishte e lehtë dhe lojtari i Borussia Dortmund e pranon se pas ngjarjes tragjike ka hasur në shumë vështirësi.

"Deri në moshën 16-vjeçare isha vetëm 155 cm i gjatë por papritur u zgjata 20 cm. U largova nga të gjithë dhe për shumë vjet nuk ftoja njerëz në shtëpi", përfundon Jakub Blaszczykowski. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori