Rrëfimi i Mojes: Doja të nënshkruaja me Bejlin dhe Ronaldon tek Junajtidi
Pëlqej
Ish-trajneri i Mançester Junajtid ka zbuluar disa tratativa të fshehta merkatoje që kanë ndodhur në kohën kur ai drejtonte djajtë e kuq.

“Mund ti gjeni të dokumentuara faktet që jam përpjekur të nënshkruaj me Ronaldon, Bejlin dhe Fabregas. Filluam negociatat për ta dhe ishim afër realizimit të transferimeve por më vonë çdo gjë u prish. Nuk dua të fajësoj njeri për dështimin e këtyre blerjeve pasi tanimë nuk ja vlen. Sidoqoftë nuk ishte aspak e lehtë për mua të ulesha në pankinën e trajnerit më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Mendoj se do kasha bërë një punë të mirë te Mançesteri nëse do të më jepej më shumë kohë në dispozicion” – tha Mojes.


Skocezi foli edhe për situatën e Mançesterit duke u shprehur se Van Gal ndodhet në të njëjtin presion për të fituar dhe nuk do ta ketë të lehtë tja dalë mbanë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori