Rrëfimi i Nasri: Ferguson më kërkoi të zihesha me Wenger-in
Samir Nasri
Mesfushori i Manchester City-t, Samir Nasri, tregon se ishte shumë afër transferimit te Manchester United, por refuzoi sepse ish-tekniku i "Djajve të Kuq", Sir Alex Ferguson, i kërkoi që të grindej me Arsene Wenger.

Pas tre vitesh me Arsenalin, francezi firmosi për "Citiziens" për shumën 25 milionë sterlinave.

"U takova me Fergusonin në Paris, në një vend të fshehur, jashtë syrit të njerëzve, në mënyrë që të mos kishte thashetheme më pas. Por kishte vetëm një gjë që për mua përbënte problem. M’u kërkua që të zihesha me Arsenalin në mënyrë që të kaloja më pas te United. Nuk e ndieja që ta bëja dot këtë, sidomos me trajnerin Arsene Wenger. Pas kësaj, City tregoi interesa për mua. Mancini më telefononte çdo ditë gjatë fundjavave. Më pas unë vendosa të ikja, pasi pashë se ata më donin me të vërtetë mua", ka rrëfyer Nasri.

"Pata dyshime në fillim për evolucionin e klubit. Por ata donin të firmosnin me Agueron dhe kishin Silvan, Balotellin dhe Tevezin. Pata një diskutim me menaxherët e mi. Ata më pyetën nëse doja të bëja historinë apo të isha një lojtar si gjithë të tjerët te Junajtid. Unë i thashë: ‘firmosni’. Në sezonin e parë fitova Premier Leaguen. Pra, veprova siç duhet", përfundoi Samir Nasri. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2015, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori