Rrëfimi i Tottit: Spalletti më mbylli karrierën

Legjenda e Romes, Francesco Totti së fundmi ka publikuar në një libër autobiografinë e tij, ku zbulon disa të fshehta që ndoshta kurrë nuk i kemi imagjinuar.

Libri i legjendës së Romës, doli në shtije mbrëmë, i cili ka titullin “Un Capitano” ku ndër të tjera Totti ka zbuluar marrëdhënien e tij që kishte me trajnerin e Interit, Luciano Spallettin kur ishte te Roma.

Në këtë rrëfim Totti tregon se Spalletti ishte shkaku kryesor pse ai kishte mbyllur karrierën e tij si futbollist.

Spalleti: Mjaftë më, nuk ka kuptim të vazhdojmë, ti nuk kupton. E ke bërë një gabim dhe tani shko në shtëpi.

“Ishte dënimi më i rëndë dhe turpërues për mua. Jam dërguar në shtëpi nga Trigoria. Dridhesha”, shkrua në librin e Tottit.

Totti: Në rregull. E pranoj dënimin. Të shohim se kush do ta paguajë për këtë.

Spalletti: A jeni duke më kërcënuar ju?

Totti: Unë kam ndihmën e njerëzve. Unë vetëm kisha fjalë të mira me ju, por ti dëshiron të më përjashtosh. Mbajë përgjegjësitë e tua.

Spalletti: Ti je si të tjerët. Harroje tashmë kohën kur ke qenë i pa zëvendësueshëm.

Totti: Frikacak, tani nuk ke nevojë për mua më. Ke ardhur këtu për misionin tënd, përfundoje.

Në fund, mbetëm pa fjalë, dhe u largova nga Trigoria i lodhur.

Kjo ishte një pjesë e shkëputur nga libri i publikuar për biografinë Tottit.

41-vjeçari e pensionua nga futbolli verën e kaluar, duke lënë pas kështu një karrierë të mrekullueshme më skuadrën e Romës.

Shtuar më 27/09/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori