Rrëfimi tronditës i Perez: Më ngjyrosin varrin e gruas
Presidenti i Rela Madrid, Florentino Perez ka mbajtur një deklaratë, ku ka bërë edhe një rrëfim tronditës, për jetën e tij private.

Perez ka thënë se tifozëte pa kënaqur apo tifozë që janë kundërshtarë të Real Madrid, bëjnë veprime ekstreme duke i ngjyrosur shtëpinë dhe madje shkojnë deri aty ku i kanë ngjyrosur edhe varrin e bashkëshortes së tij.

“Kur mbërrita në vitin 2000, e gjeta Realin me 147 milionë euro të ardhura, ndërsa borxhi ishte i jashtëzakonshëm, duke qenë se paguanim më shumë sesa arkëtonim." ka deklaruar fillimisht Perez.

"Më vjen keq vetëm që ka një grup tifozësh që ende më urrejnë, më përndjekin. Nuk ka ditë që nuk më ngjyrosin me bojë shtëpinë, por akoma më keq, varrin e bashkëshortes sime, ndonëse unë do të vazhdoj të punoj për tifozët dhe Realin” ka thënë Perez. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori