Rregulli i ri i Botërorit i vjen në ndihmë Shqipërisë
albania0
Katari është vendi ku do të zhvillohet Botërori i vitit 2022. Për herë të parë të këtij kompeticioni madhështor, kampionati do te luhet në muajin janar dhe nuk do të mbahet në verë. Stadiumet janë në fazat përfundimtare dhe do të kenë të gjithë kohën e nevojshme për të kryer prova.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka hedhur mundësinë që në këtë botëror të rritet numri i skuadrave që marrin pjesë, nga 32 që është aktualisht në 48.

“Ne kemi vendosur ta rrisim numrin e vendeve që marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës nga 32 në 48 dhe kjo do të ndodhë në turneun e vitit 2026. A do të ndodhë kjo gjë në vitin 2022? Për momentin, jemi duke e shqyrtuar këtë mundësi. Nëse është e mundur, atëherë pse jo?”, tha Infantino. Kujtojmë që nga ky rregull rriten mundësitë që Shqipëria të marrë pjesë në këtë turne. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori