Rrezikojnë të dënohen në fund të sezonit, Pogba dhe De Gea kërkojnë rritje rroge
David de Gea dhe Paul Pogba kërkojnë rritje stratosferike të pagës, teksa i frikësohen penalitetit në rast se Manchester United dështon në objektivin për tu kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u eliminua nga ky sezon i Champions League, pasi u mposht të martën nga fantastiku Lionel Messi dhe Barcelona e pandalshme. Tashmë "Djajt e Kuq" përballen me betejnë për të siguruar biletën për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Aktualisht United renditet në vend të 6-të në kuotën e 64 pikëve, dy më pak se Arsenal i vendit të katërt, ndërkohë që do të përballet me Everton, Chelsea dhe Manchester City, pasi ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Referuar "The Times", çdo anëtar i ekipit të parë të Manchester United do të pësojë një reduktim me 25% të pagës, në rast se "Djajt e Kuq" dështojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League, sikurse ishte rasti i vitit 2016, përpara emërimit të Jose Mourinho në krye të skuadrës.

Duke ndjerë rrezikun e përjashtimit nga Champions dhe rikthimit në Europa League, dy yjet e United po kërkojnë rritje të pagave të tyre, për kompensim të dënimit që mund të aplikohet, gjithashtu edhe të pushtuar nga paqartësia që rrethon të ardhmen e tyre afatgjatë.

Kështu, portieri spanjoll, performanca e të cilit është lëkundur ndjeshëm, duke kulmuar me gafën në golin e dytë të Messit në eliminimin e "Djajve të Kuq", kërkon të barazi të pagës me Alexi Sanchez, më të paguarin e klubit, £400,000 në javë, pa përfshirë bonuset.

Në anën tjetër, Pogba, që ka edhe dy vite kontratë me Manchester United po konsideron të ardhmen e tij dhe shanset për të braktisur "Old Trafford" për të dytën herë në karrierën e tij. Zinedine Zidane është i dëshpëruar për të bërë francezin pjesë të skuadrës së tij të Real Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori