Rrezikon burg për shkelje të privatësisë, Wanda Nara mohon gjithçka
Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara rrezikon 4 muaj burg për publikimin e disa të dhënave personale në rrjetet sociale (duke përfshirë numrin e telefonit celular dhe emailin) e ish-burrit, Maxi Lopez.

Mediat italiane raportojnë se modelja dhe prezantuesja argjentinase, në një postim të datës 22 qershor 2015 ka dhunuar privatësinë e Lopezit dhe ka dëmtuar atë gjatë lëvizjes të merkatos në verën e atij viti.

Në një prononcim të shkurtër në Milano për gazetarin Valerio Stafeli të emisionit “Striscia la Notizia” Wanda e ka mohuar akuzën për përhapjen e numrit të telefonit të Mazi Lopezit duke u shprehur: “E vërteta gjithmonë fiton”.

Shtuar më 18/10/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori