Rrëzimi i Mancinit, plas gallata në web (FOTO LAJM)

Java e 18 e Serie A ka qënë një javë për tu mos harruar përsa i përket fotomontazheve ta pafundme që kanë qarkulluar në web. Përveç selfie-t të Tottit në derbin kundër Lazios, xhiron e botës ka bërë edhe rrëzimi spektakolar i Roberto Mancinit gjatë ndeshjes Inter-Genoa.

Tekniku zikaltër mori një top në fytyro nga lojtari i tij Andreolli duke u shembur në tokë, gjë që ka sjellë edhe një sërë fotomontazhesh qesharake nga tifozë të shumtë.

Nga koreografia e Gangnam Style te parketi i NBA, fantazia e tifozëve nuk ka limite. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori