Rrëzimi nga bicikleta i rrezikon karrierën futbollistit të Ligue 1
Një biçikletë i rrezikon karrierë sulmuesit të Dijon, Yassine Benzia.

Ky i fundit pësoi një aksident të rëndë teksa po shëtiste me një biçikletë. Algjeriani ka përfunduar në spital dhe ka kryer një operacion në dorën e majtë. Lajmet nga Franca janë pesimiste dhe 25-vjeçari rrezikon të mos e përdorë dot më atë.

Presidenti i Dijon, Olivier Delcourt ka folur shkurt rreth gjendjes së lojtarit për Bien Public. “Yassine ka marrë morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital për një farë kohe“, deklaron kreu i klubit francez.

Dora e majtë e lojtarit është në gjendje shumë të keqe pas rrëzimit dhe frika e humbjes së saj është e madhe, diçka që mund të rrezikojë edhe karrierën e lojtarit të kombëtares algjeriane.
Shtuar më 31/05/2020, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori