Rrëfimi emocionues i Sadikut: Zyrihu më shkatërroi "ëndrrën"
Armando Sadiku zhvilloi një Europian të shkëlqyer, duke shënuar edhe golin e parë dhe të vetëm te Kombëtares sonë, por gjithsesi ai nuk mundi të ndryshojë ekip.

Ai e ka pranuar se drejtuesit e klubit te Zyrihu nuk e kanë lejuar që të largohet, pavarësisht se vetë sulmuesi ua ka kërkuar një gjë të tillë. Gjithsesi, ai ka vendosur të qëndrojë në Kategorinë e Dytë të Zvicrës me Zyrihun, ku njëkohësisht do luajë edhe në Ligën e Europës.

“Pse nuk kam lëvizur i di vetëm Zoti. Unë do vazhdoj të luaj te Zyrihu. Ishin shumë arsye që nuk lëviza. Jam i kënaqur që i luaj të gjitha ndeshjet, që do luaj në Ligën e Europës. Nuk më lanë as presidenti, as trajneri. Dëshira ime ka qenë që të luaj diku tjetër dhe këtë jua kam shprehur drejtuesve.

Por, kur i kërkon ndonjëherë gjërat me shumë ngulm, nuk realizohen. Klubi i anuloi të gjitha transferimet e mundshme. E pranova si vendim dhe do shikoj përpara tani. Do përqendrohem te Kombëtarja dhe te klubi dhe shpresoj që të shënoj sa më shumë gola”.

Shtuar më 01/09/2016, ora 10:23
Selishta sabri
e Enjte 1 Shtator 2016, Ora 16:46
Je futbollist I mrekullushem mos u dorzo.durimi gjithmon realizon deshirat.klm.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori