Rrëfimi i Diego Costës: Ja pse u zura me Conten, sherri kishte nisur me kohë
Rrëfimi i Diego Costës: Ja pse u zura me Conte, sherri kishte nisur me kohë.

Diego Costa po kalon një sezon fantastik, edhe pse nuk kanë munguar polemikat me trajnerin italian për shkak të një oferte marramendëse të ardhur nga Kina. Në një intervistë dhënë për mediat iberike, ai thekson se mosmarrëveshjet me trajnerin kishin nisur DISA kohë më parë.

“Marrëdhënia me Conten nuk nisi mirë sepse sapo erdhi i thashë se doja të shkoja te Atletico Madrid. Ai ishte shumë i nxehur, gati gati nuk më shikonte dhe e kuptoj shumë mirë pasi një gjë të tillë do të kisha bërë dhe unë në vend të tij.

Për fat të mirë nisa të shënoja në vazhdimësi. Bëra të pamundurën për t’u rikthyer në Madrid por ata nuk bënë të njëjtën gjë për të më transferuar, prandaj u riktheva te Conte me bishtin ndër shalë”.
Diego Costa rrëfen se zemra e tij rreh për Atletico Madrid edhe pse shton se Simeone e di shumë mirë që nuk bëri të pamundurën për ta rikthyer në Madrid.

Shtuar më 22/03/2017, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori