Gjimshiti: Ja ç'bëra kur De Biasi më la jashtë "Euro 2016"
Berat Gjimshiti ka përjetuar momente të vështira para Europianit, teksa nuk mundi që të merrte një ftesë nga trajneri De Biasi. Në një intervistë të dhënë pas miqësores ndaj Marokut, mbrojtësi kuqezi tregon se zhgënjimi është lënë pas dhe ndihet i lumtur që është rikthyer sërish.

“Atëherë jam mërzitur pak, është normale, edhe familjarët e mi. Por duhet të jesh profesionist dhe të vazhdosh, siç bëra unë. Tani jam i lumtur, që jam kthyer në kombëtare dhe falënderoj stafin për ftesën, ndërsa shpresoj të vazhdojmë kështu.

Transferimit te Avelino? Kam firmosur të martën, pas mesnate, për një vit në huazim. Me Atalantën kam folur dhe ata nuk deshën të largohesha. Pata bisedime edhe me ekipe të tjera, por trajneri dhe presidenti më kanë ofruar gjërat që më duheshin për të më bindur të firmosja atje.”


Shtuar më 01/09/2016, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori