Rrëfimi i Klopp: Ja si fitoj sërish me Liverpoolin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ardhur me ide të qarta dhe synon që të arrijë majat ashtu si te Borusia e Dortmundit.
Klop e di mirë se mund të shkarkohet nga momenti në moment nëse dështon, por kjo nuk e kushtëzon aspak në punën e tij.

“Në futboll të gjithë janë nën presion. Unë marr vendime dhe kur ato nuk rezultojnë të sakta, atëherë vendi im i punës nuk është asnjëherë i sigurt. E dija që nuk do të jetë e lehtë tek Liverpuli dhe askund nuk është. E njoh mirë historinë dhe traditën e klubit, çka ndikuan në vendimin tim për të ardhur këtu”, u shpreh Klopp.

Më tej trajneri gjerman ka folur edhe mbi çmimet e lojtarëve në merkato duke ironizuar jo pak rivalët e Mançester Junajtid, të cilët blenë Pol Pogba për 100 milionë euro.

“Unë nuk do të bleja asnjëherë një lojtar për 100 milionë euro. Ne kemi afruar shumë emra të rinj por asnjëherë nuk dëshiroj të nënshkruaj me lojtarë që nuk janë pjesë e projektit. Këtu ka kundërshtarë të mëdhenj por asnjëherë nuk mund të thuhet se ata që kanë emrat më të rëndësishëm, do të na mundin".

Shtuar më 03/09/2016, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori