Rrihet për vdekje futbollisti i Newcastle (VIDEO)
Futbollisti i Newcastle, Danny Simpson, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm i shtrirë në një trotuar pa ndjenja. Sipas britanikes "The Sun", futbollisti kishte patur një zënkë në një restorant me një klient tjetër.

Dëshmitarët thanë se ishte Simpson ai që qëlloi i pari personin ende të paidentifikuar, duke e shtrirë atë në tokë. Më pas ai nisi të largohej drejt një taksie, por ishte dikush tjetër që e nxorri me dhunë prej saj duke e goditur me grushte.

Ai qëndroi i shtrirë e i gjakosur në trotuar për rreth 15 minuta deri sa mbërriti ambulanca, e cila e çoi në spital.

Një dëshmitar tha se Simpson, përveçse ishte rrahur keqazi, ishte edhe i pirë.

Simpson është i dashuri i këngëtares së njohur Tulisa, e cila në momentin e ngjarjes gjendej në Spanjë me pushime. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2013, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori