Rriten shifrat, Serie A mbyll përsëri stadiumet
Shtimi i infektimeve me Covid-19 ka bërë që kryeministri italian, Giuseppe Conte të mbyllë sërish stadiumet dhe të mos lejojë as 1000 tifozët që janë aktualisht pjesë e stadiumeve.

Frika për momentin në Apenine është e madhe dhe Conte ka firmosur menjëherë dekretin për shtrëngimin e masave. Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat.

Dekretet e firmosura nga kryeministri Conte do të hyjnë në fuqi që në këtë të hënë. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmë-profesioniste nga qeveria e vendit.

Shtuar më 26/10/2020, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori