Rriten shpërblimet e Australian Open
Australian Open
Organizatorët e Australian Open kanë rritur çmimin fondin për lojtarët të cilët eliminohen në rrethin e parë të garës.

Lojtarët të cilët pësojnë humbje në fillim të turneut do të marrin nga 30.430 dollarë, që është një rritje prej 32.7 për qind krahasuar me vitin 2012. Ndërsa çmimi për kalimin në rrethin e dytë është 47.450 dollarë.

Rritja e shpërblimeve vlen edhe për dyshet, duke përfshirë ehe kualifikimet, por jo dyshet e përziera.

"Motivi ynë është që të ndihmojmë lojtarët profesionale të tenisit dhe tu sigurojmë atyre një jetë më të mirë", tha drejtori i turneut, Craig Tilly.

Titullin e këtij turneu prestigjioz, vitin e ardhshëm do të përpiqen ta mbrojnë tenisti serb, Novak Gjokoviq dhe tenistja bjelloruse, Victoria Azarenka. Kujtojmë se fondi i përgjithshëm i këtij turneu është 31.4 milionë dollarë.
Shtuar më 21/12/2012, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori