Rriten të ardhurat nga sponsorët e fanellave, Interi pret largimin e "Pirelli"-t
Në një situatë krize ekonomike, ku kanë rënë thuajse të gjithë zërat e të ardhurave të klubeve të futbollit, sponsorët e fanellave janë të vetmit që kanë reaguar më mirë dhe kanë shtuar kontributin e tyre.

Kështu sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, klubet e Serisë A do të arkëtojnë rreth 169 milionë euro nga sponsorët e fanellave gjatë sezonit 2020-2021, ose rreth 8 milionë euro më tepër se në vitin paraardhës.

Juventusi është ekipi që fiton më shumë nga sponsorët e fanellës, që janë “Jeep” dhe “Cygames” me përkatësisht 42 dhe 6 milionë euro, për një total prej 48 milionë eurosh.

Në vendi ne dytë është Fiorentina, që merr rreth 26.2 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë Sassuolo, që arkëton 18 milionë euro nga sponsori i fanellës. Shumë larg pritshmërive janë klubet milaneze, veçanërisht Milani, që sapo ka rinovuar me “Emirates” deri në verën e 2023-shit për 10 milionë euro në sezon.

Më herët e njëjta kompani ka paguar plot 14 milionë euro në sezon në arkat e klubit kuqezi, por rezultatet e dobëta të sezoneve të fundit dhe mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, ka sjellë pasojat e saj.

Nga ana tjetër Interi arkëton rreth 11 milionë euro në sezon nga sponsori “i përjetshëm” Pirelli, shifër që mund të rritet në rast se fiton trofe, por kontrata e zikaltërve dhe prodhuesit të njohur të gomave përfundon në verën e 2021-shit.

Nga kjo kontratë drejtuesit pritet të lehtësohen jo pak, pasi prej kohësh disa kompani të fuqishme aziatike kanë shprehur interesin për të vënë emrin e tyre në fanellën zikaltër dhe për këtë janë gati të paguajnë më shumë se dyfishin e asaj që jep aktualisht Pirelli./ss/
Shtuar më 24/11/2020, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori