Rritet vlera e argjentinasit të Interi, kjo është shifra marramendëse që e shesin zikaltërit
Ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 ndeshje. Këto janë shifra që i përkasin Lautaro Martinezit,
sulmuesit argjentinas që ka fituar zëmrat e tifozëve të Interit, duke qenë gjithnjë e më shumë vendimtar te
skuadra zikaltër.
Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes klubet më të mëdha europiane, nga Manchester United te Barcelona, por
vlera e
sulmuesit ka pësuar një rritje të frikshme, me Interin që nëse do të vendosë ta shesë, do të arkëtonte një shumë të barabartë me katërfishin apo pesëfishin e vlerës që u pagua për ta marrë nga
skuadra argjentinase Racing (25 milionë euro).
"Djajtë e Kuq" mësohet se do të synojnë ta blejnë që në janar, por për këtë duhet të kenë gati një ofertë të majme prej 111 milionë eurosh.
Shtuar më 31/10/2019,
ora 14:31