Rritja e rasteve me koronavirus, Italia po mendon pezullimin e futbollit?
Genoa dhe e gjithë Serie A ka marrë një tronditje të madhe pasi qeveria italiane po mendon pezullimin e ndeshjeve të kampionatit elitar.

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora po ndjek i shqetësuar situatën dhe do të vlerësojë çdo ndërhyrje të qeverisë nëse numri i personave të infektuar do të shtrihet në klube të tjera.

Në media tashmë po përflitet edhe hipoteza e ndërprerjes për 14 ditë të futbollit në Serie A , e gjitha kjo do të vlejë për të qetësuar situatën dhe mos rrezikuar rritjen e të infektuarve të tjerë.


Kujtojmë që Genoa ka konfirmuar 14 raste infektimi duke rikthyer alarmin ndaj të gjitha klubeve të tjera. Kujtojmë që në fundjavë Genoa u përball me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0.
Shtuar më 29/09/2020, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori