Rritje e borxhit, Roma rrezikon falimentimin
Pas publikimit të djeshëm të raportit tremujor të 31 Marsit, AS Roma pati një rritje të borxhit të saj financiar në 278.5 milion euro (krahasuar me 264.35 në 31 dhjetor). Përkeqësimi i situatës ekonomike të kompanisë, nga raporti tremujor i sezonit të kaluar. Bllokimi i shitjes se klubit tek Friedkin Group ka bere qe Pallotta te mbetet pa mbeshtetje.

Coronavirusi ka shkaktuar një stuhi tek buxheti i AS Roma: Pezullimi i kampionatit ka kontribuar në humbje drastike për të ardhurat e korporatave. Llogaritjet madje mund të përkeqësohen në rast se Seria A nuk rifillon: Në fakt, as nuk mund të imagjinohej një gare e dëshpëruar me Atalantan për vendin e katërt, dhe duke dështuar ne mundësinë e fitimit të të ardhurave nga Liga e Kampionëve do te jete nje goditje tjeter e rende.

E vetmja menyre qe Roma mund të shpetoje në këtë moment eshte merkato dhe ulja e rrogave per lojtaret qe paguhen me shume, si Pastore, Perotti, Juan Jesus dhe Fazio. Gjithashtu mund te sakrifikohen me te miret e ekipit si Zaniolo dhe Pellegrini, qe kane oferta te mira nga klube te tjera.
Shtuar më 19/05/2020, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori