Rubiales paralajmëron revolucion në La Liga
Me zhvillimin e futbollit në mbarë botën pritet të pësojë ndryshim edhe kampionati spanjoll i futbollit.

Në një intervistë me Radion “Cadena Ser”, presidenti i federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales ka shpalosur një pjesë të planit, të paktën idetë e tij.

“Klubet e mëdha duhet të bëjnë ndeshje pasi ato tërheqin shumë shikueshmëri. Që të marrësh pjesë në të gjitha garat evropiane, duhet të ulësh numrin e ndeshjeve në kampionatin vendas. Ky është plani ynë” – u shpreh Rubiales.

Spanja mund të shkojë drejt një reforme, e cila mendohet në dy mënyra. Mbetet për t’u përcaktuar cila është më e volitshmja. Sipas kreut të federatës spanjolle, më e mundshmja është ulja e numrit të ndeshjeve në kampionat.

“Kemi 38 ndeshje dhe reforma mund të bëhet në dy mënyra. Ulet numri i skuadrave pjesëmarrëse ose ndryshohet formati. Klubet nuk do të pranojnë uljen e numrit të pjesëmarrësve në një ligë, kështu që duhet menduar një format tjetër, ndoshta 33 ndeshje dhe me më shumë se dy El Clasico” – shtoi Rubiales.

Kreu i federatës spanjolle nuk la pa përmenduar edhe Superligën e Europës. Garë kjo që po mendohet nga UEFA. Sipas tij, ky kompeticion nuk do të zhvillohet pasi sforcon ekipet në mbarë kontinentin.
Shtuar më 12/02/2021, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori