Rudiger: Do të fitojmë edhe pa Conten
Antonio Rudiger ka mbështetur menaxherin aktual të Chelseat, Antonio Conten edhe pse e ardhmja e italianit mbetet e paqartë në "Stamford Bridge".

“Mendojë që të gjithë e njohin Conte dhe se ai është trajner i mirë, sidomos taktikisht”, ka thënë Rudiger në një konferencë për gazetarë në Gjermani.

“Në vitin e tij të parë, ai e fitoi ligën. Në vitin e tij të dytë ai e fitoi FA Cupën. Ai ka treguar se është trajner që mund të fitojë tituj. Kjo është ajo që edhe unë jam për të. Dëshirojë që të fitojë titull. Nëse ai qëndron apo nëse ai shkon për mua mbetet situatë e njëjtë”, përfundoi Rudiger. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori