Rummenigge: Asnjë veprim për Reus
Pëlqej
Shefi Ekzkutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një interesim të mundshëm kampionëve të Bundesligës për yllin e Borussia Dortmund, Marco Reus. Sipas tij, drejtuesit bavarezë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të transferuar në "Allianz Arena" 25-vjeçarin, që sipas raportimeve mediatike do të ndjekë gjurmët e Mario Gotze dhe Robert Lewandowskit.

"Vendimet për blerjet e reja parapëlqej t’i marr një vit para se lëvizja të bëhet realitet. Por kjo nuk mund të ndodhë kaq thjeshtë në futbollin e sotëm. Në ta kaluarën jam përpjekur që afrimet te Bayerni të bëheshin të qartë më herët, por sot filozofia ka ndryshuar", është shprehur Rummenigge.

Reus mendohej se do të ishte ylli i Gjermanisë në Brazil 2014, por një dëmtim në ligamentin e gjurit e detyroi të mungonte në turneun më të rëndësishëm sportiv të vitit.

Gjithësesi të besuarit e Joachim Low arritën të triumfonin në Botëror edhe pa kontributin e futbollistit të Dortmundit. 25-vjeçari tashmë është bashkuar me ekipin për fazën përgatitore dhe pritet të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp për startin e Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori