Rummenigge: Guardiola, çelësi i sukseseve të Bayernit
Shefi Ekzekutiv i Bayern Munchen Karl Heinz Rummenigge i është mirënjohës Pep Guardiolës, për të cilin jep vlerësimet maksimale për sukseset e fundit dhe rritjen e popullaritetit të bavarezëve. Ish tekniku i Barcelonës zëvendësoi Jupp Heynckes pas një sezoni historik për gjermanët me 3 trofe të fituar dhe Rummenigge deri tani është i impresionuar me punën e bërë nga Guardiola.

"Bayerni është me fat që ka një njeri të tillë në skuadër. Pep kombinon kualitetin me punën në një mënyrë të pakrahasueshme. Cdo gjë që duket e lehtë për publikun është produkt i punës së madhe që bëhet në ekip nga e Hëna në të Premte. Intensiteti në stërvitje, diçka që unë e shikoj çdo ditë nga dritarja e zyrës sime, është vërtet mbresëlënës dhe nuk është rastësi që po shkruajmë historinë2, shprehet Rummenigge.

Kjo ishte njëra anë e punës së Guardiolës, për të cilat mori me të drejtë elozhet nga Rummenigge. Më tej drejtuesi i lartë i klubit gjerman tha se spanjolli duhet vlerësuar për respektin ndaj kundërshtarit dhe në këtë rast nuk është dëgjuar asnjë fjalë e vetme arrogante nga goja e tij. Edhe popullariteti i Bayernit nuk kanë qënë kurrë më parë në këto nivele dhe sërish medalja shkon për Guardiolën, nënvizoi në fund Rummenigge. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori