Rummenigge ka "frikë" nga Juventus dhe CR7, bën parashikimin e madh për Interin
Karl-Heinz
Rummenigge, administratori i deleguar i Bayernit, ka folur për "Tuttosport" në lidhje Juventusin dhe Interin.
“Juventus-i i Pirlos? Jam i bindur se do të ketë sukses edhe si trajner, sepse ka qenë një mjeshtër i vërtetë në fushë dhe do të jetë i tillë edhe në stol”, ka thënë
Rummenigge.
“Në Camp Nou kanë bërë një ndeshje fantastike, duke përmbysur rezultatin e Torinos dhe duke fituar grupin. Është parë edhe aty dora e
Pirlo-s”.
“Juventus është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Mendoj se është një klub që meriton një respekt të madh. Më pas nuk duhet të harrojmë se kanë Cristiano Ronaldo-n. CR7 vazhdon të më befasojë çdo vit e më shumë. Janë të paktë lojtarët me cilësinë e tij”.
Në lidhje me luftën për titull dhe Interin që nuk do të luajë më në mesjavë pas eliminimit nga kompeticionet europiane: “Nuk e fiton titullin prej kohësh dhe ndoshta kjo do të jetë hera e mirë”.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 22:25