Rummenigge: Shaqiri donte vetëm Interin
Xherdan Shaqiri
Shefi Ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur rreth transferimit të Xherdan Shaqirit te Interi duke zbuluar disa detaje që nuk ishin bërë publike.

Drejtuesi i lartë bavarez është shprehur se lojtari donte vetëm Interin duke refuzua edhe Liverpoolin që ofronte më shumë se klubi italian.

"Së pari, unë nuk kam nevojë t’i jap shpjegime askujt. Por nëse iu intereson aq shumë, është kaq e thjeshtë: Djaloshi donte vetëm Interin. Kaq!", deklaroi Rummenigge. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori