Rummenigge sulmon PSG-në dhe Ibrën
"Kur dëgjoj për rrogën vjetore të Ibrahimoviç ndiej një dhembje në stomak, sepse është një shumë e barabartë me atë që ne do të paguajmë për Javi Martinez në pesë vjet". Karl Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munchen e vë gishtin te PSG, që në këto kohë po i derdh paratë lumë në xhepat e lojtarëve, duke e prishur "fair-play"-in financiar të vendosur nga UEFA.

Shifra prej 14 milionë eurosh për cdo sezon që merr suedezi Ibrahimoviç e skandalizon kreun e bavarezëve, i cili deklaroi: "UEFA duhet të fillojë e t’i dënojë ata që thyejnë rregullat. Kur njihesh me shpenzimet marramendëse të klubeve të tilla si Manchester City dhe Chelsea, e kupton se ata duhet të kenë humbje të mëdha, por ne të gjithë kemi një detyrim për të respektuar rregullat e lojës së drejtë financiare, kështu që nuk do të lejohen më borxhe më të larta se 15 milionë euro për sezon. Pastaj të shohim nëse Ibra dhe sheikët e PSG mund t’i justifikojnë milionat e shumta. Tashmë është i qartë rregulli në futbollin evropian: nuk mund të shpenzosh më shumë se ke fituar", u shpreh legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori