Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz
Rummenigge, i ka kërkuar UEFA-s që të veprojë ndaj Paris Saint Germain nëse klubi francez shkel
rregullat e
Fair Play-t financiar, rregulla që do të hyjnë në fuqi në datën 1 korrik.
"Është e vështirë të besohet se PSG po respekton këto rregulla. Të gjithë e dimë për shumat e mëdha të parave që vijnë nga Katari, rreth 250 milionë euro në sezon", tha kreu i klubit bavarez.
"Shpresoj që Michel Platini ta marrë seriozisht këtë çështje.
Klubet që shkelin
rregullat duhet të ndëshkohen. Ky është një moment i rëndësishëm për UEFA-n.
Klubet kanë pasur tre vite kohë për të rregulluar financat në përputhje me
rregullat që do të hyjnë së shpejti në fuqi dhe nuk duhet pranuar asnjë shkelje", shtoi
Rummenigge.
Presidenti i Bayern Munchen theksoi se nuk është e mundur që "të vijë një tip nga Arabia Saudite apo Rusia dhe të vendosë fituesen e Champions League".
"
Klubet gjermane të cilat janë të rregullta do e kenë të vështirë të mbajnë lojtarët e tyre nëse
klubet europiane nuk do i respektojnë
rregullat e
Fair Play-t financiar", përfundoi
Rummenigge. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 12:56