Rummennige: Bayerni nuk do të tolerojë askënd në kampionat
Pëlqej
Bayerni i Munivhut tregoi të dielën në ndeshjen e Superkupës kundër Frankfurtit se ishte në një formë shumë të mirë. Skuadra e trajnerit Niko Kovaç ishte ndryshe nga ajo që u pa në ndeshjet miqësore gjatë turit amerikan.

Edhe pse për hir të vërtetës skuadra tregoi një formë të mirë edhe në ndeshjet kundër Juventusit dhe Manchester Cityt, pavarësisht rezultateve negative. Skuadra luante ndryshe nga ajo e sezonit të fundit me Jupp Heynckesin.

Rummennige premton “luftë”. Shefi i bavarezëve ka deklaruar dje se Bayerni nuk do të tolerojë askënd në kampionat dhe se skuadra do të jetë më e fortë se ajo që u pa në Superkupë. “Nëse dikush shpreson që Bayerni do të jetë ndryshekampionat, atëherë të ndërrojë mendje. Është në “DNA”-an e klubit dëshira për të dominuar dhe fituar çdo ndeshje ndaj kujtdo kundërshtari që luajmë”, tha Rummennige. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori