Rusi, ofertë shokuese për Tottin
Ofertë shokuese për Francesco Tottin nga Rusia. Kapiteni i Romës ka takuar ditë më parë zëvendëspresidentin e Federatës Ruse të Futbollit Nikita Simonyan, njeriu që bëri të mundur afrimin e Fabio Capellos në drejtimin e kombëtares ruse me një megaofertë për të dhe stafin e tij. Simonyan që është një admirues i madh i kapitenit verdhekuq, ka marrë një fanellë të Romës me nënshkrimin e Tottit sipër.

Kreu i federatës ruse, pasi ka komplimentuar Tottin, ka bërë të df=itur që është një admirues i zjarrtë i tij duke e ftuar të mbyllë karrierën në Rusi, aty ku sipas Simonian futboli është në rritje, kjo falë investimeve të shumta. Madje ai i ka bërë të ditur romanit se nëse ai pranon këtë ofertë, brenda 24 orëve është i gatshëm ti gjejë edhe skuadrën e re.

Klubet e interesuara për Francesco Tottin janë dy klubet moskovite Spartak dhe CSKA, dy klube shumë pranë zëvendës presidentit të federatës. Vetë Totti është gjendur i befasuar nga kjo ofertë duke lënë gjithcka të hapur, edhe pse pranon që ndjehet mirë tek Roma.

Kapiteni 36-vjeçar ka shprehur disponibilitetin e tij për të luajtur një ndeshje bamirësie në Rusi.

Në fund ai ka kujtuar që mundësitë për të fituar para i kanë ardhur në jetë por ai ka pranuar të qëndrojë në Romë, aty ku dëshiron të mbyllë karrierën. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori