FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Rusia liron mbi 100 huliganë një ditë para Botërorit
Pëlqej
Mbi 100 huliganë të rrezikshëm do të jenë në gjendje të ndjekin Botërorin pasi dënimet për sulme ndaj tifozëve kundërshtarë dhe trazirave në stadium.

Mes tyre është edhe huligani më famëkeq, Artyom Koluzayev, 22 vjeç, i cili ishte pezulluar për t’u futur në stadium pasi i kishin konfiskuar më parë pajisje eksplozive dhe piroteknike.

Nga 656 huliganë që ishin në listën e zezë ruse në maj, Koluzayev është një prej 104 vetave që tashmë do ta kenë të lejuar të jenë të pranishëm në ndeshjet e turneut që nis të enjten.

Mes ultrasve të tjerë të “liruar” janë edhe tifozë të Zenitit, Spartakut dhe Lokomotivës së Moskës, të gjithë të dënuar për sjellje të dhunshme dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është marrë personalisht me çështjen e huliganizmit, sidomos pas incidenteve mes tifozëve rusë dhe atyre anglezë në Marselle gjatë Euro 2016, duke angazhuar edhe Kozakët për të ruajtur qetësinë në qytetet ku do të luhen ndeshjet e Botërorit. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori