Rusia rrezikon përjashtimin nga Europiani, ja kush e zëvendëson
Një lajm i bujshëm vjen nga mediat botërore. Rusia rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionin europian, Euro 2020.

Vendi organizator i Botërorit të vitit 2018 u kualifikua direkt në fazën e grupeve të Europianit që mbahet vitin e ardhshëm, por mund të përballet me një vendim tepër ekstrem.

Diçka të tillë e zbulon dokumenti i botuar nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut. Në faqen 49 të këtij dokumenti thuhet se një kombëtare, e cila është në qendër të një skandali dopingu mund të përjashtohet të marrë pjesë ose të organizojë një kompeticion ndërkombëtar.

E në fakt, sporti rus është i përfshirë në një skandal dopingu prej kohësh, çka ka sjellë edhe humbje të medaljeve.

Përveçse do të humbas mundësinë për të luajtur në Europian, Rusia nuk mund as edhe të pres kompeticionin, me stadiumin e St.Petersburg që është caktuar nga UEFA për të pritur tre ndeshje grupi dhe një sfidë çerekfinale.

Gjithçka pritet të mësohet më 9 dhjetor, atëherë kur ËADA zbardh edhe përgjigjet e testeve të anti-dopingut. Në rast që Rusia eliminohet nga Europiani, vendin e saj mund ta marrë Skocia, e cila u pozicionua në vendin e tretë në grup.
Shtuar më 21/11/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori