Sa me fat jemi! Do shohim sërish Casillas dhe Buffon në fushë (FOTO)

Sonte luhej sfida Porto-Juventus, por e gjithë vëmendja do të jetë drejtuar te ata të dy. Casillas dhe Buffon ka shkruar emrin e tyre në shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Vështirë se ka ndonjë tifozë ose jo tifoz që e ndjek shumë futbollin që të mos t'i ketë parë apo dëgjuar për ta.

Casillas dhe Buffon janë shembulli më i bukur për të gjithë futbollistët, gjithmonë me pritje spektakolare në fushë dhe me fjalë të bukura jashtë saj, raporton Albeu.

Ata kanë ditur mjaft mirë që edhe pse rival të vlerësojnë njëri-tjetrin. Casillas është shprehur se kënaqet gjithmonë që sheh Buffonin, duke thënë se ai ka qenë shembulli i tij që ka ndjekur në karrierë.

Numrat e tyre janë të frikshëm, bëni mirë t'i shihni disa herë./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori