Sa vlen Kombëtarja e Gjermanisë (FOTO LAJM)

Manuel Neuer - Bayern Munchen 30 milionë paund
Më parë kemi folur për Belgjikën dhe Spanjën dhe për vlerat që kanë në merkato futbollistët e këtyre dy ekipeve shumë simpatikë. Belgët kanë ndërtuar një ekip të ri të tejmbushur me talente, çka ka sjellë që kualifikimi për në Brazil 2014 të jetë shumë pranë, ndërsa Spanja është "Mbretëresha" e futbollit për momentin me dy Europiane dhe një Botëror.

Por nëse ka një kombëtare që vlen më shumë se edhe Iberikët ajo është Gjermania. Një kombëtare me shumë histori në futbollin botëror, e cila pas një përgjumje disa-vjeçare është rikthyer në dominues të futbollit europian dhe jo vetëm. Gjermania ka bërë investime kolosale në futbollin e grupmoshave, në infrastrukturë dhe në çdo detaj tjetër duke i shndërruar lojtarët e saj në ndër më të shtrenjtë e merkatos. /albeu.com/

Formacioni që ju sjellim ne vlen plot 288,5 milionë paund, si asnjë kombëtare tjetër, por vlera mund të shtohet nëse shtojmë futbollistë të tjerë si: Boateng, Gundogan, Podolski etj. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori