Drejtori Sportiv i Interit, Walter
Sabatini ka mbrojtur
Suning Group, duke mos i cilësuar fajtorë për merkaton e klubit
zikaltër.
Në një intervistë,
Sabatini ka theksuar se përgjegjësia është e
profesionistëve që punojnë te Interi dhe deri diku e Fair Play-t Financiar, ndërsa vlerësoi edhe trajnerin Luciano Spalletti, si më të mirin.
“Është e gabuar dhe e pandershme që të merresh me
Suning në këto momente. Nuk është aspak faji i tyre për këtë situatë, por i
profesionistëve që punojmë për këtë klub. Duke lënë mënjanë Fair Play-n Financiar, që na ka penguar, të gjithë të tjerët nuk kanë bërë si duhet
punën e tyre. Unë personalisht kamë një ndjenjë shumë të madhe përgjegjësie, por Spalletti mbetet më i miri. Muajin e ardhshëm do të udhëtoj drejt Kinës, ku do të jap llogari për
punën time para shoqërisë, por mbi të gjitha edhe për hir të klubit
zikaltër”, u shpreh
Sabatini./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018,
ora 17:41