Sabatini u kërkon falje tifozëve të Interit për braktisjen e klubit
Ish-drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini, pas largimit nga Inter iu ka kërkuar falje tifozëve duke thënë se për të ka qenë e pamundur të vazhdonte sepse nuk kishte mundur ta zhvillonte stilin e tij të futbollit.

“Nuk mendoj se, në kushte të caktuara, mund të jem i dobishëm për një ekip që meriton diçka që unë nuk kam qenë në gjendje ta zhvillojë”, ka thënë Sabatini për Sky Sport Italia.

Ai ka lënë të kuptohet se ka pasur probleme me hierarkinë në Suning, veçanërisht për financat dhe strategjinë.

“Kam takuar shumë interistë dhe mendoj se thjesht nuk kam mundur t’ua ofrojë atë që e kanë dashur. Kam bërë një zgjedhje të dhimbshme sepse Interi është maksimumi i karrierës sime. Doja ta kryeja detyrën, por kushte nuk kishte”, ka zbuluar ai.

“Kam dashur ta kem stilin tim të futbollit por nuk ka qenë e mundur këtu. Iu kërkoj falje tifozëve të Interit, sepse kur mbërrita atje, mbërtheva ndjesinë e besimit të tyre, por nuk kam mundur t’ua shpaguajë atë në tërësi”, theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori