Sabien Lilaj debuton me supergol në Izrael (VIDEO)

gol Lilaj on Vidnews.

Sabien Lilaj e ka nisur mjaft mirë, aventurën e tij në Izrael, tek ekipi i Nes Tzionës. Shqiptari, pas kalimit nga Gabala, shënoi që në takimin e parë.

Në ndeshjen ndaj Beitar Jeruzalem, e vlefshme për Kupën Toto, ish-mesfushori i Skënderbeut shënoi golin e vetëm, në humbjen e ekipit të tij 2-1.

Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 47-të, por Lilaj, me një të majtë mjaft të fortë në minutën e 75-të, barazoi shifrat.

Takimi po shkonte drejt barazimit, por vetëmminutën e 95-të, Beitar Jeruzalem shënoi të dytin, dhe ekipi i shqiptarit u mund.

Kujtojmë që vetëm ditën e djeshme, edhe Jahmir Hyka, shënoi me ekipin e tij Makabi Netanja, në këtë kupë vendase.
Shtuar më 29/07/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori