Sabien Lilaj "Lojtari më i mirë i vitit 2015"
Pëlqej
Sabjen Lilaj ka marrë sot në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, titullin dhe trofeun “Lojtari më i mirë I vitit 2015”.

Sigurisht një sezon fantastik për Sabjenin i cili është shndërruar në liderin e skuadrës kampione të Shqipërisë. Jo më kot dhe drejtuesit rinovuan kontratën me Lilaj pak ditë më parë edhe dy sezone e gjysmë me “ujqërit”. Vetë lojtar, pas marrjes së çmimit është shprehur:

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Faleminderit familjes, shokëve të skuadrës, stafit, drejtuesve dhe sigurisht tifozëve! Kënaqësi shumë e madhe për mua të marr një vlerësim dhe trofe të tillë”.

Çmimet dhe titujt e akorduar

Sabjen Lilaj – Lojtari më i mirë i vitit 2015

Titujt

Mikel Janku – Nderi i Futbollit Shqiptar
Sokol Kushta- Nderi i Futbollit Shqiptar
Shkëlqim Muça- Legjenda e Futbollit Shqiptar
Ylli Shehu- Legjenda e Futbollit Shqiptar
Andrea Marko- Titull Mirënjohjeje
Krenar Aliahmeti – Titull Mirënjohjeje
Shtuar më 10/03/2016, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori