Sacchi kundër Casillas: Stërvitet keq
Jose Mourinho ka gjetur një aleat në vendimin e tij për të lënë në stol Iker Casillas, kapitenin e Real Madrid dhe të kombëtares spanjolle. Arrigo Sacchi, ish-trajner dhe Drejtor Sportiv i madrilenëve në sezonin 2004-2005, ka kritikuar mënyrën e stërvitjes së atij që konsiderohet si portieri më i mirë në botë aktualisht.

"Iker Casillas gjithmonë është stërvitur keq. Mourinho ka të drejtë që nuk e fut në formacion. Është normale që të luajë Diego Lopez pasi ai jep më shumë siguri", theksoi Sacchi gjatë një emisioni televiziv italian.

Edhe në kohën kur punonte tek Real Madrid, Sacchi kishte kritikuar Casillas-in: "Është një nga portierët më të mirë në botë. Bën pritje të shkëlqyera, por duhet të jetë i përulur dhe inteligjent nëse kërkon të arrijë majat". /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori