Sacchi: Ky do të jetë sezoni i El Shaarawy-t
Pëlqej
Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit dhe i kombëtares italiane, në një prononcim për të përditshmen “
"Corriere della Sera" ka thurur elozhe për sulmuesin e kuqezinjve, Stefphan El Shaarawy.

"Si fillim Stephan duhet t’i ketë idetë e qarta në kokë për sezonin e ardhshëm. Ai ka potencialin e duhur për t’u bërë në të ardhmen një kampion i madh, por duhet që të integrohet më mirë në mekanizmat e ekipit", është shprehur tekniku i famshëm.

Më pas, Sacchi ka shtuar: "Ndoshta tani që u largua Balotelli, mund të jetë më i lirshëm. Personalisht kam shumë besim tek aftësitë e tij dhe jam i bindur që sezonin e ardhshëm do të jetë protagonist".

Dhe kur e thotë një njeri si Arrigo Sacchi... /albeu.com/



Shtuar më 27/08/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori